04:39 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kujtoi akuzat për përdhunim ndaj Bryant menjëherë pas vdekjes së tij/ Gazetarja pushohet nga puna, merr kërcënime me vdekje

14:12 | 27/01/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kujtoi akuzat për përdhunim ndaj Bryant menjëherë pas vdekjes së tij/ Gazetarja pushohet nga puna, merr kërcënime me vdekje

Gazetarja e pushuar nga puna, dhe legjenda e basketbollit

Një gazetare e Washington Post është pezulluar nga puna pasi kishte postuar ditën e djeshme një histori të shkuar të legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili akuzohej për një përdhunim në vitin 2003.

Postimi i Felicia Sonmez, e cila mbulon politikën kombëtare, ishte bërë menjëherë pas aksidentit tragjik ajror ku humbi jetën Bryant, së bashku me vajzën e tij dhe 7 persona të tjerë.

Tweet-i i gazetares së politikës u pasua me mijëra pëlqime dhe shumë komente, por nuk kanë munguar as kërcënimet me vdekje në drejtim të saj.

 “Për 10,000 personat që më kanë komentuar dhe dërguar me email kërcënime me vdekje, ju lutemi merrni një moment dhe lexoni tregimin”, shkruante gazetarja, ndërsa shtonte se çdo figurë publike duhet që të komentohet në tërësinë e saj, pasi sipas Somnez historia e përdhunimit ishte lënë përgjysmë, si pasojë e presioneve.

Sonmez vazhdoi: “Ata njerëz po reagojnë me zemërim dhe kërcënime ndaj meje (dikush që nuk e ka shkruar as shkrimin, por e ka gjetur atë të raportuar mirë) tregon për presionin që iu bëhet njerëzve, që më pas heshtin” .

Sonmez e fshiu më pas postimin e saj, edhe pse duhet thënë që ajo ka bërë xhiron e rrjetit.

Historia për të cilën është akuzuar legjenda e basketbollit:

Në 2003-ish basketbollisti u akuzua për kryerjen e marrëdhënies seksuale me force me një 19-vjeçare, punonjësen e një hoteli. Asokohe Kobe dha një konferencë për këtë çështje duke këmbëngulur për pafajësia e tij dhe ndërsa e shoqja i qëndronte në krah ai iu drejtua me fjalët: “Vanessa, ti je shtylla ime kurrizore, Je bekimi im. Je një pjesë e zemrës sime, ajri që unë thith”, teksa lotët i rrëshkisnin ndër faqe.

“Ti je njeriu më i fortë që njoh dhe më vjen shumë keq që të bëra të përjetosh këtë situatë dhe që e bëra familjen tonë të kalojë diçka të tillë”.

Por ndonëse çështja u mbyll sepse punonjësja e hotelit nuk pranoi të dëshmojë, ky skandal vazhdoi të kishte ndikim në jetën e bashkëshortes së sportistit të ndjerë.

Në një rrëfim të mëvonshëm në dokumentarin “Showtime”, Kobe Bryant zbuloi se Vanessa kishte qenë shtatzënë, por kishte pësuar abort në fillim të 2005-ës dhe për këtë humbje të rëndë, ai fajësoi veten duke deklaruar: “Ne duhet të ndërtojmë familjen tonë, por për shkak të gabimit tim, për shkak të këtij viti të vështirë, ne humbën një fëmijë”.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: pushohet nga puna gazetarja
Pas

Hetem Ramadani: Shkaktojnë kancer, ushqimet që duhet t’i hidhni nga frigoriferi

Para

Denoncoi Ramën për vjedhje ikonash dhe arrestim në Francë, kërcënohet Gjergji Thimio pas intervistës në ”Fax News”

Para
“Është ndaluar dy herë në Francë”, Thimio shton akuzat ndaj Ramës: Ka tentuar të më eleminojë në burg, pse nuk ngre padi kundër meje?!

Denoncoi Ramën për vjedhje ikonash dhe arrestim në Francë, kërcënohet Gjergji Thimio pas intervistës në ''Fax News''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.