Kryemministri Rama i kujtoi kreut të opozitës Basha një mesazh që sipas tij ia ka dërguar kohë më parë duke e ftuar që ta lexojë dhe të reflektojë.
“Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, ka kaluar shumë kohë. Po më mirë herët se vonë, ata që të ndjekin llogarinë ta kërkojnë ty.
Nëse kjo është një pazar për pushtet, atëherë hajde ulemi dhe flasim, se unë i besoj fjalës së Lulit. Turpi do ti ndjkë pas gjithë kohës. Ne jemi të hapur dhe të diskutojmë brenda hapësirave ligjore”, tha Rama
Rama foli edhe për kërcënimin që i është bërë sipas tij ambasadorit të OSBE-së duke deklaruar se është bërë nga persona me precedent të lartë kriminal.
“Dje është kërcënuar ambasadori i OSBE, pas një deklaratë shumë të qartë, ku foli për një dhunë kriminale të organizuar. Ai është kërcënuar nga persona me precedent të lartë kriminal Një pyetje duhet ti bëjmë vetes: a jemi të vetëdijshëm deri në fund se çfarë është kjo?! Një grupim parlamentar që ka detyrimin të përfaqësojë qytetarët, qe del nga Parlamenti dhe vjen natën me jelekun e verdhë është fundi! Nuk ka ndërkombëtar që mund të negociojë me ta, për mua që jam këtu dialogohet patjetër. Ne nuk jemi si ata, që ta konsiderojmë leckë mandatin e marrë nga qytetarët. “.
(F.GJ/FAXWEB.AL)