Shqipëria është sërish larg negociatave për të hyrë në Bashkimin Europian.
Në një intervistë me Shoqatën Sllovake të Politikës së Jashtme (SFA), ish-deputeti i Parlamentit Europian Eduard Kukan, ka folur për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku shprehet se Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në shtator, pasi Maqedonia i ka plotësuar prej vitesh kriteret, por BE e ka shtyrë çeljen e negociatave.
Ndërsa për vendin tonë ka më pak mundësi për një datë.
“Situata në Shqipëri është krejtësisht ndryshe. Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita ka bojkotuar Parlamentin, e mbi të gjitha shqiptarët nuk po gjejnë kompromise. Ndërsa Maqedonisë së Veriut mund ti jepet një datë konkrete në samitin evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realist”, thekson ai, duke shtuar se do të ishte joreale për Shqipërinë të merrte një datë në këtë moment.