Në një konferencë për mediat, eurodeputeti Eduard Kukan, i pranishëm në tryezën e OSBE/ODIHR-it, vlerësoi procesin zgjedhor deri më tani, teksa vuri theksin në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë.
Pasi vuri në dukje mbështetjen ndaj popullit shqiptar, eurodeputeti bëri thirrje që të njihet rezultati nga të gjitha partië politike. Veç kësaj, Eduard Kukan u shpreh se e mbështet plotësisht kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Ne 7 anëtarët e PE jemi shumë të kënaqur që kemi ardhur për të vëzhguar procesin. Jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e zgjedhjeve. Shqipëria qëndron shumë lart në Parlamentin Europian.
Në emër të të gjithë misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë, jemi të gjithë këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Jemi të inkurajuar dhe nga rezultatet pozitive dhe ndërmjetësimet politike që çuan në pjesëmarrjen e PD-së.
Ne të gjithë dëshirojmë që rezultati të njihet nga të gjitha partitë politike. Parlamenti Europian mbështet plotësisht kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Shpresojmë që të vendoset besimi.
Popullit shqiptar dua t’i them se “Ka shumë miq”. Nuk është hera e parë që e ndjek një process votimi këtu në Shqipëri.”, u shpreh Kukan.
(XH.A/SHUPLAKA)