Në zyrën e gjendjes civile të Bashkisë Kukës, viteve të fundit është shënuar një rritje e kërkesave të qytetarëve kosovarë për korrigjimin e vendlindjes. Fjala është për fëmijët e lindur në Kukës, gjatë luftës në Kosovë në periudhën mars-qershor 1999.
Sipas,shefit të zyrës së gjendjes civile Shkëlqim Shehu, numri i kërkesave është i madh, por problematike është se se fëmijët e lindur në këtë përiudhë nuk figurojnë të rregjistruar në rregjistrin themeltar dhe atë kombëtar të vitit 2010.
Statistikat bëjnë të ditur për rreth 300 fëmijë të lindur gjatë periudhës mars-qershor 1999. Korrigjimi i vendlindjes vjen si rrjedhojë e kërkesave për marrjen e shtetësisë shqiptare.