01:22 | 28/05/2025

Kukës/ Tentoi të vriste kushëririn pas sherrit bashkë me të vëllanë, kapet pas një viti arratie 32-vjeçari!

Kukës- Akuzohet se rreth 1 vit më parë, në bashkëpunim me vëllanë e tij tentoi të vriste kushëririn me thikë pas konfliktit, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i dyshuar.

Policia e Kukësit bëri sot me dije se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, bëri lokalizimin e të shpallurit në kërkim dhe prangosjen e E. K., banues në qytetin verior.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia vendore ndau edhe pamje nga aksioni i kryer dhe arrestimi i 32-vjeçarit të kërkuar, i cili u shoqërua për në ambientet e Komisariatit me pranga në duar.

Pas operacionit, dosja ndaj të riut i kaloi Prokurorisë së Rrethit, për veprime të tjera.

Para
 



Të Fundit