Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin F. Q., 31 vjeç, banues në Krumë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin dhe derën e banesës së fqinjit të tij, shtetasit A. L., për motive të dobëta, si dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Morinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.