Albert Serran është zyrtarisht një futbollist i Kukësit. Pas zyrtarizimit të Hair Zeqirit dhe Rustem Hoxhës, mbrojtësi spanjoll, është afrimi i tretë i Kukësit. Zyrtarizimi i tij u bë edhe me një konferencë për shtyp, ku Serran ka treguar emocionet e firmës me skuadrën verilindore.
Lojtari 32-vjeçari ka një “CV” mjaft të pasur. Ai është lindur në Barcelonë dhe është formuar si futbollist tek akademia e Espanjolit. Më parë është aktivizuar dhe në Angli, në Championship te Suonsi, por dhe në Segunda Divizion në Spanjë me Alkorkonin. Serran ka firmosur një sezon për Kukësin.
Prononcimi:
Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me ekipin e Kukësit. Më kanë pëlqyer njerëzit, qyteti dhe gjithçka tjetër ka shkuar mjaft mirë. Jam mësuar me kërkesat e klubit dhe i kam objektivat e qarta. E di që duhet të jap maksimumin për të arritur sa më larg në Champions League. Para se të vija jam njohur edhe me historinë e Kukësit në Kupat e Europës dhe e di se aty kanë pasur shumë sukses. Di diçka për Kukësin edhe pse jo shumë. Verilindorët janë ekipi kampion i Shqipërisë. Kam biseduar me menaxherin e klubit për të ardhur këtu”, përfundon ai. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post