00:01 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi i vetëm në krye, goleadë në Shkodër por fiton Luftëtari (VIDEO)

14:00 | 10/12/2016
në Sport
0
Kukësi i vetëm në krye, goleadë në Shkodër por fiton Luftëtari (VIDEO)

Kanë përfunduar dhe dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Kukës dhe Shkodër. Kukësi dhe Luftëtari e kanë mbyllur takimin me fitore duke grumbulluar tre pikë të vlefshme për renditjen.

Verilindorët kanë regjistruar fitore minimale 1-0 ndaj Flamurtarit në “Zeqir Ymeri”. Vendasit i janë falur golit të Eminit i cili i dhuroi tre pikë të arta skuadrës që kryesojnë renditjen më 31 pikë, ndërsa vlonjtatët mbetën në vendin e 7-të më 13 pikë. Skuadra e Gjokës ja del të shkëputet nga Skënderbeu me 2 pikë diferencë.

Ndërkohë në “Loro Boriçi” Luftëtari ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-3. Lumë golash, aksione dhe raste të pastra shënimi por në fund festojnë gjirokastritët. 

Vendasit i japin avantazhin skuadrës së Milinkoviç me anë të Cicmil, i cili gabimisht shtyn topin në rrjetë pas një devijimi të portierit Agoviç gjatë një aksioni të miqve. Vetëm pak minuta më pas kapiteni Shtubina barazon shifrat në 1-1. Në minutën e 24′ të takimit janë përsëri gjirokastritët që dyfishojnë shifrat me anë të Rexhinaldos. Ndërkohë që nuk ka vonuar dhe përgjigjia e shkodranëve që barazojnë me anë të Markut duke mbyllur fraksionin  e parë 2-2. 

Pjesa e dytë ka prodhuar raste të tjera nga të dy ekipet por diferencën e ka bërë Luftëtari duke marrë avantazhin me Rexhinaldon. I cili realizon golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën që i jep tre pikë të vlefshme. 

Vllaznia mbetet në vendin e 5-të më 19 pikë ndërsa Luftëtari pozicionohet një vend më poshtë me një pikë më pak. 

Shtubina 13′, Marku/ Cicmil (autogol) 06′, Rexhinaldo 24′, 74′

Formacionet zyrtare

Kukësi – Flamurtari 1-0
Golat: Emini 

Kukësi: Koliçi, Memini, Imani, Shameti, Hallaçi, Karioka, Hasani, Lena, Dvornekoviç, Emini, Pejiç; Trajner: E.Gjoka.  

Flamurtari: Frashëri, Riniç, Marku, Berisha, Beqaj, Zeqiri, Telushi, Shkodra, Bushiç, Alvesh, Shehaj; Trajner: G.Mezani.

Gjyqtar: O. Sokoli

Rastet 

04′ Kukësi ka shansin me Shametin i cili gjuan drejt portës por pret Frashëri.
07′ Përsëri vendasit krijojnë aksione të shpeshta me Eminin por mbyll mirë Frashëri.
12′ Vendasit i afrohen golit me anë të Pejiç, i cili mer një kros të gjatë gjuan me kokë por kontrollon portieri i vlonjatëve.
 15′ Flamurtari provon me Bushiç, i cili tenton të gjejë rrjetën por pret Koliçi.
23′ GOOOL! Pas shumë rasteve përpjekjeje për të gjetur rrjetën, Kukësi arrin të marrë avantazhim me Eminin. Kros nga e majta nga Karioka për Eminin i cili gjuan menjëherë fuqishëm drejt portës dhe realizon. 
Mbyllet pjesa e parë 1-0 pë vendasit me golin e Eminit. 
Luhen 45 minutat e dyta, Kukësi luan më mirë, qarkullon topin dhe ndërton aksione, tenton të dyfishojë shifrat por mbyllin mirë vlonjatët. 
71′ Kundërsulmon Flamurtari, vë në rrezik për pak minuta vendasit. Alvesh gjuan fuqishëm drejt portës por pret Koliçi.
89′ Flamurtari tenton në minutat e fundit të barazojë shifrat por mbyll mirë portieri Koliçi. 
Akordohen 3 minuta shtesë
Ka tension në minuten e fundit mes lojtarëve. Alvesh në një dyluftim në ajër përplaset me Shametin i cili rrëzohet në fushë. Gjyqtari Sokoli nxjer kartonin e verdhë të dytë për brazilianin, lojtari nervozohet dhe proteston. Mirëpo gjyqtari nuk e jep atë karton dhe loja vazhdon normalisht drejt përfundimit të shtesës. 
Mbyllet takimi në Kukës me fitoren e vendasve 1-0. 


Vllaznia – Luftëtari 2-3
Golat: Shtubina 13′, Marku 27’/ Cicmil (autogol) 06′, Rexhinaldo 24′, 74′

Vllaznia: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Vrapi, Marku, Tafili, Bardulla, Çinari, Kalaja, Shtubina, Pepa
Trajner: Armando Cungu

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Bojom, Mersini, Brahimaj, Ramadani, Satonjo, Abazaj, Bregu, Rexhinaldo
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtar: Ardian Beqiri

Rastet

06′ GOOOL! Luftëtari merr avantazhin. Goditje këndi për Luftëtarin. Satonjo kroson për Liçajn në zonë, i cili godet me kokë, topi devijohet nga Agoviç, por më pas përplaset tek Cicmil dhe përfundon në rrjetë.
13′ GOOOL! Shtubina realizon golin e barazimit për vendasit.Kros i Çinarit për kapitenin i cili gjuan me kokë dhe çon topin në rrjetë. 
23′ GOOOL! Kros nga e djathta për Rexhinaldon në zonë, i cili gjuan me kokë dhe i jep avantazhin skuadrës. 
27′ GOOOL! Barazon Vllaznia me mbrojtësin Antonio Marku. 
33′ Aksion i Vllaznisë, kros nga e majta për Pepën në zonë i cili nuk arrin trajektoren e duhur.
43′ Shtubina tenton me të djathtën e tij por jashtë kuadratit.
Mbyllet pjesa e parë në rezultatin 2-2. Të dyja skuadrat kanë krijuar volum loje, aksione dhe kundërsulme të shpejta ku 2 prej tyre i kanë finalizuar secila. 
Po luhet pjesa e dytë e takimit e cila nuk ka prodhuar akoma gola. Të dy skuadrat provojnë me kundërsulme të shpejta për të marrë avantazhin por deri më tani nuk ka gola. Rezultati vazhdon të jetë 2-2.
74′ GOOOL! Luftëtari shënon golin e tretë me anë të Rexhinaldos, që është dhe goli i dytë personal në këtë ndeshje.
Kros nga e djathta për Rexhinaldon në zonë, i cili gjuan me kokë duke mposhtur portierin Agoviç dhe i jep avantazhin skuadrës. Vllaznia 2-3 Luftëtari.
Akordohen 4 minuta shtesë

Etiketa: java 15kukesi flamurtarisuperligevllaznia luftetari
Pas

Spiropali e lumtur sa sheh tulipanët por gëzimi i Alfred Pezës s’ka të paguar (FOTOT)

Para

Klement Balili në kërkim, Vëllai: Sot u nis në Tiranë, e gjitha një lojë politike

Para
Klement Balili në kërkim, Vëllai: Sot u nis në Tiranë, e gjitha një lojë politike

Klement Balili në kërkim, Vëllai: Sot u nis në Tiranë, e gjitha një lojë politike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.