Felipe Moriera nuk do të jetë më lojtar i Kukësit. Verilindorët kanë larguar mesfushorin brazilian për ti lënë vend një tjetër afrimi në merkato- shkruan “Panorama Sport”.
Moriera i’u bashkua kuksjanëve gjatë merkatos së verës në 2015-ën, ku bërë paraqitje tepër pozitive në Kupat e Europës, ku kaluan deri në turin e tretë. Dëmtimet e njëpasnjëshme e penguan 28-vjeçarin që të aktivizohet me ekipin. Dhe pas rikuperimit, braziliani nuk është aktivizuar shumë, vetëm në finalen e Kupës së Shqipërisë që zëvëndësoi Hasanin.
Moriera regjistron vetëm 31 minuta të luajtura me fanellën e bluve të Gjokës për gjatë këtyre dy fazave të sezonit.