Kukësi ka arritur të mposhtë në shtëpi Laçin, në javën e 15-të të Superiores, me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes trajneri Hallaçi nuk e fshehu lumturinë por tha ka ende punë që ekipi të shkojë aty ku duhet.
Verilindorët e dominuan pjesën e parë dhe gjetën rrjetën me kapitenin Taipi me një gjuajtje fantastike nga goditja e dënimit që përfundoi në trekëndëshin e portës.
Kështu Kukësi lë momentalisht vendin e fundit dhe ngjitet në vendin e 8-ë, ndërsa Laçi vazhdon të qëndrojë në vendin e 5-të dhe duket se i ndërlikon gjërat për garën në zonën europiane.
Gentian Mezani ka folur pas humbjes 1-0 në transfertën kuksiane. Trajneri i njohur i Laçit shpjegoi këtë disfatë të ekipit të tij, e para në krye të bankinës bardhezi.