13:35 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kukësi mund Tiranën, Braçe s’e përtyp dot: Fitore e pamerituar, Duka po bën krim

20:39 | 11/02/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen Erion Braçe: Qeveria e PS të fokusohet te puna, LSI-së nuk ia dalim dot me llafe!

Pas ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit, deputeti socialist Erion Braçe ndihet i turpëruar. Deputeti tregon se nuk beson aspak në një fitore të merituar të Kukësit, madje i akuzon hapur të dy ekipet se kanë trukuar ndeshjen.

Deputeti akuzon kreun e FSHF-së, Armand Duka, se po bën një dëm kriminal ndaj talenteve të Tiranës.

POSTIMI I BRAÇES

Çfarë turpi!

Më janë hedhur në fyt llapaqenet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe janë çjerrë e janë këputur duke bërë kore kundër meje në stadium tifozët e ekipeve “fituese”, thjesht pse kam thënë të vërtetën për këtë garë!!

Kjo e sotmja, mes Tiranës e Kukësit, më jep edhe një herë më shumë të drejtë!

Kjo nuk është gare! Fare!

Këtu nuk ka fitues nga gara, këtu ka fitues të paracaktuar!

Shikoni, Kukësi nuk ka nevojë të fitojë kështu.

I ka të gjitha mundësitë të fitojë ndershmërisht.

Ky nuk është Kukësi më i mirë i viteve të fundit!

Kukësi i disa viteve më parë ishte më i fortë, por ishte edhe më i ndershëm, qartësisht më i ndershëm.

Nuk e lanë të fitonte.

Sistemi që paracakton fituesin e kësaj gare futbolli, nuk e lejoi Kukësin të fitonte edhe pse ai shkëlqente si pak kush në Evrope, atje ku luhej ndershmërisht.

Por Kukësi ka ndryshuar.

Tani ka mësuar se si “fitohet”, i është dorëzuar sistemit.

Ndeshja e sotme është “ndeshje kartoline”, “futbolli bio”, “më i miri i pas viteve 1990-të”.

Ja ku e keni!

Rjetet po ulërijnë!

Njerëzit nuk e durojnë dot më sistemin dhe këtë produkt të tij.

Fyerje e madhe dhe masive për çdokënd që e do futbollin.

Por edhe shkatërrim i shumëfishtë, për ata fëmijë e të rinj që luajnë futboll, për të gjithë ata sipërmarrës që investojnë apo mendojnë të investojnë për të ndërtuar ekonominë e futbollit.

Talente pa fund tek Tirana, djem të rinj, fare të rinj plot talent por që mësohen se, futbolli nuk është garë.

Çfarë dëmi kriminal ndaj tyre!

Por dëmi më i madh është ai tek i cili kam insistuar;

Ekonomia e futbollit!

Kush është i çmenduri që do investojë tani në futboll?

Cili do hedhë paratë e tij në një “ekonomi” ku fituesi është një dhe, i paravendosur ndërkohë të gjithë të tjerët në këtë “ekonomi”, janë paracaktuar të humbasin para?

Asnjë!

Në fund;

Si mund të paguhet për të parë këtë garë?!

Në stadium apo edhe në tv.

Me pagesë janë të dyja!

Asnjë!

Dhe kur nuk paguan askush, as për të luajtur një ekip, dy, tre e më shumë, kur nuk paguan askush për të parë këtë garë në stadium apo në tv, atëherë ekonomia e futbollit ka marrë fund, është rrënuar!

Ky është krim!

E kam thënë e do vijoj ta them deri në fund.

Tani merreni këtë ndeshje, hidheni në një cd dhe jepjani kandidatit për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s si “kartolinë” e futbollit të tij.

Me “futbollin e tij” po bëhet udhëheqës i futbollit në Evropë, jo?

Tani, nëse Armando Duka nuk e merr cd-në e kësaj ndeshje me vete, të jeni të bindur se 30 minutat e fundit të saj, do postohen çdo minutë në faqen e UEFA-s.

Patjetër, për t’i bërë fushatën fituese Armando Dukës me “futbollin e tij”.

 

 

Etiketa: armando dukaerion braceFutbollkukesiTirana
Pas

8 ton drogë në Venecia, policia zbulon detajet mbi lajmin e mbajtur të fshehtë

Para

Armando Sadiku kërkon të ndërrojë nënshtetësi, rrëfehet i ati: Kemi origjinë bullgare, im bir e kërkon atë pasaportë…

Para
Armando Sadiku kërkon të ndërrojë nënshtetësi, rrëfehet i ati: Kemi origjinë bullgare, im bir e kërkon atë pasaportë…

Armando Sadiku kërkon të ndërrojë nënshtetësi, rrëfehet i ati: Kemi origjinë bullgare, im bir e kërkon atë pasaportë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Zelensky vizitë në Berlin, takohet me kancelarin Merz

Putini dëshiron t’i japë fund zgjerimit të NATO-s, kërkon edhe lehtësim të sanksioneve për të ndaluar luftën në Ukrainë

Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj

Ndihmat për Gazën, përse plani i ri po kundërshtohet nga organizatat bamirëse?

Berisha: Nga diaspora mungojnë 60 mijë vota, fletët janë përdorur brenda vendit

Manastirliu takim me administratorët e Maturës Shtetërore 2025: Jeni garantë të mbarëvajtjes në 145 qendra provimi

Vuçiçi nderon kongresisten Claudia Tenney për “forcimin” e marrëdhënieve Serbi-SHBA

Zyrtare/ Yamal firmos me Barcelonën deri në vitin 2031, klauzola marramendëse në kontratë

Kryebashkiaku i Londrës “pro-zbutjes” për kanabisin: Mbështes përdorimin personal!

E rëndë në Itali/ U zhduk dy ditë më parë, adoleshentja gjendet e vdekur! Ish i dashuri: E vrava se më la

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.