Kukësi ka festuar në mënyrë tradicionale fitoren e mbrëmshme në Korçë. Ashtu siç e don tradita dhe kultura e këtij qytetit, çiftelia ishte instrumenti që bëri bashkë futbollistët e Kukësit.
Goli spektakolar i Sidrit Gurit bëri që Kukësi t’i shtyjë festën e titullit kampion skuadrës Korçare. Mes tingujve të çiftelisë dhe këngëve, verilindorët festuan deri vonë fitoren në transfertë.
Edhe pse nga Austria, Peter Pacult ishte ai që dëgjonte me shumë vëmendje tingujt e çiftelisë. Kujtojmë se Kukësi fitoi në shifrat minimale falë golit të Sidrit Gurit.
Sulmuesi Guri shënoi një supergol nga giditja e lirë, ndërsa menaxherë të huaj ishin në stadium për të parë nga afër cilësitë e tij.
(B.H/Faxweb)