Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Rama i cili duke komentuar protestën e opozitës për mbylljen e shkollave u shpreh se ishin të pabesueshme “shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive”.
Basha përmes një postimi në Twitter shkruan se Rama është poltikani më i dështuar në 30 vite dhe sa më gjatë që ai të jetë në pushtet aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur do ketë në Shqipëri.
“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës!Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Basha.