Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i cili u vendos nën akuzë për tjetërsimin e pronave në bregdet, çka bëri që ti digjej dhe karriera politike, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të flasë ndaj sulmeve në drejtim të tij.
Nuk dihet ende nëse Gjika do të sulmojë dhe kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e lëshoi me rastin e parë që ish-kryebashkiaku u vu në qendër të akuzave.
‘’Asnjë presje nuk i ndryshoj as sot dhe as mot! Për sa i përket “akuzave” për punën në Bashki, patjetër që shume shpejt do vij koha të flas!”, shkruan Gjika ndërsa ka shpërndarë një shkrim të disa viteve më parë, ku thoshte se askush nuk mund të shkeklte me këmbë kountributin e dhënë nga ai për PS-në ndër vite.
“Te jem socialist ka qene nje zgjedhje e imja,nje zgjedhje e bere me ideal,me shpirt dhe me zemer! Kushdo eshte i lire te kritikoje,madje dhe te akuzoje per punen time ne krye te Bashkise Vlore,por askend, kushdo qofte nuk do ta lejoj te perbalti kontributin tim si socialist i thjeshte dhe si drejtues fitues i disa fushatave ne Vlore dhe ne Qarkun e Vlores! Kam zgjedhur te hesht, por jo kurrsesi jo te me shkelin me kembe! Nuk kerkoj as merita dhe aq me pak meshire,thjesht dhe vetem KUJTESE!”, shkruante disa vite më parë Gjika.
(E.K/Faxweb.al)