Besjan Pesha, ka qenë i ftuar sot në studion e ‘’Fax News” për të diskutuar në lidhje me ndërtimine Kullës 44-katëshe pranë parkut të shtatë xhuxhave.
Duhet thënë se në lidhje me ndërtimin ka hije të forta dyshimi.
Sipas Peshës, ende pa u fituar leja e ndërtimit, projektuesit e Kullës e dinin se hyrjen do ta kishin nga një pronë publike.
“Leja e Kullës është dhënë në një pronë private që ka qenë një parkim, është një kullë 44-katëshe. Nëse shohim projektin e Kullës, projekti parashikon që hyrja për te Kulla kalon te parku i shtatë xhuxhave që tashmë do të prishet.
Është për tu habitur që projekti ka parashikuar të prishte një projekt publik, ende pa u miratuar leja e ndërtimit nga ana e Bashkisë.
Nëse shohim me kujdes projektin është se Kulla nuk ka hyrje dhe e vetmja hyrje ësshtë nga kryeqëzimi i rrugës së Elbasanit, që ishte parku, që ishte në funksion të qytetarëve.
Pra e thënë ndryshe Bashkia dhe qeveria kanë vendosur që të prishin një park të tillë për të ndërtuar hyrjen për te Kulla që do ti shërbejë një kompleksi privat. Do të kemi pagesë nga taksat tona dhe për parkimin nëntokësor që do të ndërtohet te kjo qendra. Që shitet sikur do ti shërbejë qytetit gjë që nuk është e vërtetë.
Këta ndërtuesit nuk do të paguajnë asnjë taks, se ç’po ndodh. Qeveria duke premtuar heqjen e taksave për hotelet me pesë yje, ka bërë që të gjitha këto ndëtime të justifikohen se disa kate të kullave do të përdoren si dhoma shërbimi.
Me taksat tona po mundësojme hyrjen në një kullë që kushton rreth 7-8 milionë euro. Kemi tentuar që të flasim me banorët e zonës qëkur doli historia e projektit, po askush nuk pranon që të flasë.
Disa kanë frikë dhe disa të tjerë besojnë te partia. Dhe ndodh kjo që ndodh pastaj”, u shpreh Pesha në ‘’Fax News”.
(E.K/FAXWEB)