Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit në mediat italiane se këshilltari i presidentit Meta ka sponzorizuar një lajm në Itali, që synonte rrëzimin e qeverisë që ai drejton. Rama shprehet mjaft i keqardhur se i është prishur imazhi Shqipërisë në sytë e botës, ndërsa thotë se kjo është opozita që do të shpëtojë vendin nga vetë ai.
”Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”, shkruan Rama në reagimin e tij.
Vetë Ilir Kulla, ka reaguar pas lajmit të mediave italiane se ai ka qenë pjesë e hetimeve për një Fake News, me qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Kulla shprehet se gjithçka po bëhet me qëllimin e vetëm për të hequr vëmendjen nga shqetësimet reale që ka sot vendi ynë.
Këshilltari i presidentit për sigurinë pranon se ka shumë të njohur në Itali, por që nuk ka ndikuar në asnjë lajm që kishte për synim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
Reagimi i Kullës: Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi dròga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit.
Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene.
Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore.
Lajmi në mediat italiane
Një hetim disa vjeçar nga prokurorët italianë për shantazh, pastrim parash, kërcënime dhe biznese të dyshimta i ka ‘sjellë’ këta të fundit, në një nga zyrat më të rëndësishme të shtetit shqiptar; atë të Presidencës.
Nga shteti fqinj lajme jo të mira kanë mbërritur dhe në Shqipëri pasi në një dosje të prokurorisë së Romës përmendet emri i Ilir Kullës, Këshilltar i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Sigurisë, si i përfshirë në çështje jo të ligjshme.
Një lajm i publikuar rreth 3 vite më parë në një faqe italiane “Pianeta Italia News”, ku thuhej se 1400 kontenierë me mbetje të rrezikshme do të mbërrinin në Shqipëri për tu groposur është fake news, thekson prokuroria italiane. Në dosjen e përpiluar nga kjo e fundit, në pah del emri i Ilir Kullës si personi i cili porositi këtë lajm ‘si ndërhyrje për të rrëzuar qeverinë Rama’.
Mes tetë personave të árrestuar në Itali për këtë skandal është edhe ish-senatori Sergio de Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që prodhoi lajmin e rremë. Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit të árrestimit të tij.
“Gjatë hetimeve, u shfaqën një seri “elementesh me një aferë të lidhur me Shqipërinë dhe në një përpjekje të De Gregorio për të kontribuar në kushtëzimin e situatës politike të këtij vendi në mënyrë që të kishte përfitime të mëvonshme.
Zbulimi u bë për shkak të një kredie për De Gregorio, i cili do ta përdorte atë për të financuar veprimtaritë e Ilir Kullës. Ai është një personalitet i shquar politik në vendin e tij, një ekspert i sigurisë dhe analist gjeopolitik, në marrëdhënie të mira me Italinë për vite me rradhë. Nga burimet e hapura mësojmë se Kulla ishte një këshilltar politik i dy presidentëve: Meta dhe Mejdani dhe anëtar në Këshillin e Atlantikut.
Kulla i kishte dhënë një mandat De Gregorio për të organizuar, përmes njohurive të tij dhe mjeteve të komunikimit në dispozicion të tij, një fushatë shtypi përçarëse për qeverinë shqiptare, çka do të bënte që ajo të binte”. Vetë Kulla “kishte mbërritur në Itali në 26 shkurt 2017 në mënyrë që të ndiqte nga afër ngjarjen”, thuhet në dosje. (E.K/ Faxweb.al)