Qeveria shqiptare ka miratuar një projketligj i cili synon negocimin e një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cila ka shprehur interesin për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës.
Investitori quhet “Al Habtoor Investment LLC”, kurse projekti quhet “Kulla Ikonike e Tiranës”.
Sipas relacionit të qeverisë, në kërkesën e interesit nga ana e kësaj kompanie është kërkuar transferimi pa kosto dhe në pronësi i një sipërfaqeje prej 25.000 m2, të një parcele trekëndore në zgjatim të bulevardit të ri në Tiranë në këmbim të ofrimit të një sipërfaqeje ambientesh për Bashkinë e Tiranës, raporton TCH.
Po ashtu kërkohet përjashtimi nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin apo çfarëdolloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare.
Disa kulla deri në 40 kate janë planifikuar të ndërtohen në zonën e qendrës afër bulevardit. Tre prej tyre pritet të nisin që këtë vit.
Kulla të tjera do të shtohen përgjatë aksit kryesor te qytetit që nis nga Universiteti i Tiranës deri në ekstremin tjetër të Bulevardit të Ri që po ndërtohet nga Stacioni i Trenit në Lumin e Tiranës.
(M.D/ Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1523″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post