Ervin Kulluri, ish-antëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ka folur në lidhje me çështjen e shembjes e teatrit kombëtar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
“Ne nuk e meritojmë që të hyjmë ne Europë me këtë qeveri pasi nuk jemi akoma të denjë.
Qeveria shkeli edhe rregullat e pandemisë me policë që nuk respektonin distancimin dhe as të pajisur me maska e doreza.
Basha dështoi edhe njëherë pasi njerëzit nuk kanë më besim pasi ai i ka gënjyer për disa herë”.
Sa i përket pamjeve të transmetuara në media Kulluri tha se “nuk kanë koment pasi duket gjendja se vetëm demokraci nuk kemi.
Opozita si këtë kauzë ka lënë edhe shumë të tjera rrugës pasi opozita tërhiqet nga propozimet e veta. E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet,-tha Kulluri.
Në lidhje me reagimin e ish-kryeministrit Berisha ai tha se e mirëkupton pasi nuk ka asnjë rol aktiv në vendimarrje.