03:00 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kultivim kanabisi në Lushnjë, një fis i tërë në pranga

"Asgjësohen nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike cannabis sativa"

09:28 | 06/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kultivim kanabisi në Lushnjë, një fis i tërë në pranga

Operacioni i koduar "Lidhja"

Fitim Gjolena 24 vjeç, Ervin Gjolena 31 vjeç Hyqmet Gjolena 61 vjeç dhe Mariglen Gjolena 34 vjeç (dy të fundit babë e bir), janë vënë në prangat e policisë si bashkëpunëtorë për kultivimin të bimëve narkotike cannabis sativa në një pronë publike në fshatin Murrizë të Lushnjës.

Në kuadër të operacionit “Lidhja” u asgjësuan 87 bimë narkotike cannabis sativa.

Policia në Murrizë.

Njoftimi i Policisë: Lushnjë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lidhja”.

Operacioni, rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, për goditjen e një tjetër rasti të kultivimit të cannabisit.

Bashkëpunëtorë për kultivimin në një pronë publike, të bimëve narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas (të afërm të njëri-tjetrit, 2 prej tyre babë e bir).

Asgjësohen nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si bashkëpunëtorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 24 vjeç, E. GJ., 31 vjeç, H. Gj., 61 vjeç dhe M. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj, Lushnjë (të afërm të njëri-tjetrit, ndërsa shtetasit H. Gj. dhe M. Gj., babë e bir).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Ervin GjolenaFitim GjolenaHyqmet GjolenaLushnjeMariglen GjolenaMurrizë
Pas

Ndahet nga jeta nobelisti shqiptaro-amerikan Ferid Murad

Para

Lefter Maliqi: Ish-fatorinoja, tanimë Oligarku Salillari në ‘Top-listën’ e 5 përfituesve më të mëdhenj super-miliarderë të pasuruar gjatë qeverisjes së ‘Rilindjes’

Para
Lefter Maliqi: Ish-fatorinoja, tanimë Oligarku Salillari në ‘Top-listën’ e 5 përfituesve më të mëdhenj super-miliarderë të pasuruar gjatë qeverisjes së ‘Rilindjes’

Lefter Maliqi: Ish-fatorinoja, tanimë Oligarku Salillari në ‘Top-listën' e 5 përfituesve më të mëdhenj super-miliarderë të pasuruar gjatë qeverisjes së ‘Rilindjes’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.