Ministrja Anila Denaj, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, foli edhe për përcaktimin e zonave Kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore.
“Janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njekohëhisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojhnë më së miri se si do vijojë procesi.
Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore.
Janë zona bujqësore , që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, tha më tej.