06:38 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kultivonin drogë, arrestohen dy persona në Mirditë dhe dy të tjerë shpallen në kërkim (VIDEO)

09:26 | 16/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
930 fidanë bimë narkotike në parcelën me 2450 gropa, arrestohen 3 pjesëtarët e një familje, procedohen kryeplaku dhe drejtori i mjedisit

Në Mirditë janë asgjësuar më anë të diegies 843 rrënjë canabis sativa dhe  janë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga polica.

Në prangat e policisë kanë rënë Gentian Çupi 21 vjeç dhe  Fatmir Vila 32 vjeç pasi akuzohen për kultivim të lëndës narkotike.  Po kështu është proceduar në gjendje të lirë edhe kryetari i fshatit Kushnen.

DETAJE:

 Finalizimi pas një muaji hetimesh me metoda proaktive. Asgjësohen me anë të djegies 843 bimë narkotike Cannabis – Sativa Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, si dhe proçedohet penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit Kushnen.

Pas një hetimi një mujor proaktiv, në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit, “për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “AGIMI”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – Gentjan Cupi, 21 vjeç, banues në Kaçinar – Mirditë. – Fatmir Vila, 32 vjeç, banues në Kaçinar – Mirditë. Si dhe u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve F.M dhe A.D., për të cilët për arsye hetimi, nuk japim të dhëna të tjera. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në vendin e quajtur Kushnen, Njësia Administrative Kaçinar, Rrethi Mirditë, në një zonë pyjore dyshohet se kanë përgatitur terrenin dhe kanë kultivuar 843 bimë narkotike të dyshuara cannabis – sativa, të cilat pas konstatimit nga forcat policore, u asgjësuan me anë të djegies.

Për këta shtetas janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal. Gjithashtu në vijim të hetimeve dhe veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit Kushnen shtetasi B.D. 47 vjeç, banues në Kushnen, për vepren penale “Moskallëzim krimi” , parashikuar nga Neni 305 i Kodit Penal.

Vazhdojnë veprimet hetimore proceduriale dhe punohet për identifikimin, kapjen dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: drogemiredite
Pas

I kishte ftuar për të performuar te “Sheshi Skënderbej”, Veliaj përballet me protestën e katër artistëve (FOTO)

Para

Koka e ka të qartë: Në 26 Qershor, bulevardi në Tiranë nuk do jetë mjaftueshëm për të festuar! (VIDEO)

Para
Koka e ka të qartë: Në 26 Qershor, bulevardi në Tiranë nuk do jetë mjaftueshëm për të festuar! (VIDEO)

Koka e ka të qartë: Në 26 Qershor, bulevardi në Tiranë nuk do jetë mjaftueshëm për të festuar! (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.