08:52 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kultivonin kanabis në Angli, arrestohen 2 të rinjtë (Emrat+Detajet))

16:40 | 26/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbjellje dhe tregtim narkotikësh, sekuestrohen 43 kg drogë. Arrestohen 3 persona

Foto ilustruese

Policia  shqiptare ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në bashkëpunim me policinë angleze. Shqiptarët akuzohen se kanë kultivuar kanabis. Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarin janë: Daniel Cela, 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi, 25 vjeç, nga Shqipëria.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet   një tjetër operacion ndërkombëtar antikanabis. Operacioni  u zhvillua në  Angli nga Derbyshire Police në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë shqiptare.

Operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, 23 dhe 25 vjeç, si dhe procedohet pronari i banesës që ua  kishte dhënë banesat me qira dy të rinjve.

Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2019,  nga Derbyshire Police janë vënë në pranga edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi bimësh narkotike që kultivoheshin me llamba në ambiente të mbyllura.

Çatitë e shtëpive i kishin veshur me materiale qe nuk e përçojnë nxehtësinë, me qëllim që të mos identifikoheshin  nga Policia, gjatë monitorimeve  me dron me sensor për nxehtësinë.

Prej muajit korrik të vitit 2019, Derbyshire Police i ka kërkuar Policisë shqiptare asistencë dhe informacion lidhur me një grup të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa) që vepronte në Cresëell dhe Cloëne.

Policia  e Shtetit  u angazhua  me seriozitet dhe profesionalizëm duke kryer një sërë verimesh hetimore dhe gjithë informacioni i grumbulluar iu vu në dispozicion kolegëve të Derbyshire Police.

Falë seriozitetit dhe punës hetimore për personat e implikuar, të bërë nga Drejtoria Hetimore Qëndrore  ne Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe  duke ruajtur në maksimum sekretin e hetimit, u bë i mundur  finalizimi i operacionit  nga kolegët e Derbyshire Police dhe së fundmi u arrestuan në flagrancë,  në pronat në Cloëne dhe Cresëell, shtetasit:  Daniel Cela, 23 vjeç dhe Danjel Ibrushi, 25 vjeç, nga Shqipëria.

Një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa u gjetën në adresat e mësipërme dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe pronari i banesave që ua kishte dhënë me qira banesat dy shtetaseve të mësipërm, konkretisht 64-vjeçari nga Leicesteri.

Krerët e Derbyshire Poice, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Policisë shqiptare kanë vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel ndërkombëtar, me synim goditjen e kriminalitetit dhe për të rritur sigurinë e komunitetit.

Ky operacion tregon qartë profesionalizmin dhe besueshmërinë e partnerëve tek Policia e Shtetit, si dhe vendosmërinë për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar.

Etiketa: policia
Pas

Pas zgjedhjes së Konjufcas, Kuvendi i Kosovës zgjedh edhe nënkryetarët. Ministrat dhe Haradinaj bojkotojnë seancën për të ruajtur mandatet

Para

Miratohet buxheti për vitin 2020, Veliaj: Më i madhi në 100 vite, do marrin udhë projekte duke filluar nga Teatri

Para
Miratohet buxheti për vitin 2020, Veliaj: Më i madhi në 100 vite, do marrin udhë projekte duke filluar nga Teatri

Miratohet buxheti për vitin 2020, Veliaj: Më i madhi në 100 vite, do marrin udhë projekte duke filluar nga Teatri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Irak/ Pesëdhjetë persona humbën jetën apo u plagosën në një zjarr të madh në një qendër tregtare

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Foshnjat e krijuara duke përdorur ADN-në e tre personave lindin pa sëmundje të trashëgueshme

Izraeli godet Damaskun, SHBA: Është rënë dakord për hapa specifikë që i japin fund dhunës në Siri

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

Fotot/ Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Trump beson se Kina do t’i dënojë me vdekje personat që merren me prodhimin ose shpërndarjen e fentanilit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.