Policia italiane ka arrestuar 4 persona në zonën Macconi të komunës së Acates në Ragusa, mes tyre dy shqiptarë.
Policia zbuloi një fermë ku kultivohej kanabis, e cila ishte në pronësi të 36-vjecarit shqiptar, Andi Sina.
Bimët në serën ku kultivohej droga arrinin deri në dy metra lartësi dhe u zbulua gjatë një kontrolli të rastësishëm të një agjencie agrokulturore.
Pas ndërhyrjes së policisë në pranga përveç 36-vjeçarit ra edhe një shqiptar tjetër Enio Toska, 18 vjeç si dhe një grua rumune e identifikuar si Alina Maria Lupu , 37 vjeç dhe një i ri rumun i identifikuar si Alexandru Enachi nga 18 vjeç.
Gjatë kontrollit rutinë të policisë brenda serës ku kultivoheshin domate, u gjetën shumë rrënjë marijuane të lartësisë nga 180 deri në 230 cm. Numri i saktë ende nuk është publikuar nga policia.
Po kështu u gjetën 10 gram kokainë në banesën e shqiptarit, Andi Sina, si dhe 18 fishekë dhe një pistoletë. 36-vjeçari shqiptar kishte ngritur një mekanizëm me magnet, përmes së cilit vidhte energjinë elektrike që i duhej për serën e tij.
Të katërt janë dërguar në burg me akuzën e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike si dhe të municioneve.
Alina Maria Lupu
Andi Sina
Alexandru Enachi
Enio Toska