Bashkim Hajdari, 44 vjeçari shqiptarë është arrestuar ditën e sotme nga drejtësia britanke.
Ai akuzohet për kultivim të lëndës narkotike dhe është dënuar me 20 muaj burg.
Në momentin e aksionit nga policia britanike i dyshuari është munduar të largohet por nuk ka mundur.
Ndërkohë që sipas sipas informacionit të policisë në ndërtesën ku kultivohej lënda narkotike ka qënë i panishëm dhe një tjetër person i cili është larguar, pa patur mundësi që forcat e policisë ta identifikojnë.
Janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provave matëriale 152 bimë narkotike të cilat ndodheshin brenda ndërtesës.
Ndërkohë që sipas prokurorit të çështjes nëse lënda narkotike do të dilte në treg ajo do të kapte vlerën nga 45,000 deri 121,000 dollarë.
Bashkim Hajdari nuk kishte dënime të mëparshme.
Edhe pse gjykatësi i çështjes është shprehur se e ka pasur të vështirë të besoj gjithë histroinë e tregua, avokati i Hajdarit është munduar të shpjegoi situatën.
Sipas avokatit Eugene Hickey,” Hajdari pranoi përpara policisë se kujdesej për lëndën narkotike. Ai erdhi fillimisht nga Shqipëria. Ai qëndronte në Britani ilegalisht dhe ishte dërguar në atë banesë nga një burrë me të cilin ishte njohur në Belgjikë. Që nga Nëntori i viti 2018 ai ishte vendosur aty dhe deri në momentin kur ishte arrestuar nuk e kishin paguar. Ai është 44 vjeç, ka dy fëmijë në Shqipëri që jetojnë me gruan e tij. Ai është një punëtor që merret me bujqësi. Në pamundësi për të paguar qiranë në Shqipëri ai kishte vendosur të emigronte. Atij i ishte thënë se do ta punësonin në lavzh makinash. Ai e ka pranuar se pas shitjes së lëndës narkotike i ishte premtuar një shumë parash. Është e qartë se ai do të depërtohet në përfundim të dënimit.”
Discussion about this post