12:40 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kultivuan kanabis në 2021, në pranga 28-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

10:49 | 13/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kultivuan kanabis në 2021, në pranga 28-vjeçari, 2 të tjerë në kërkim

Një person është arrestuar nga policia e Kuçovës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2021.

Në pranga ka rënë Shaqir Helmi, ndërsa në kërkim janë Bardhok Lleshi dhe Enver Muça.

Njoftimi i plote: 

Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat nën drejtimin e Prokurorisë Berat, finalizuan pas një hetimi disa vjeçar operacionin “Kultivimi”, ku si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. H., 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Ll., 23 vjeç, banues në Lezhë dhe E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Të tre këta shtetas dyshohet se në  vitin 2021, kanë kultivuar në fshatin Mendrak, Kuçovë bimë narkotike kanabis, të cilat janë konstatuar dhe asgjësuar në atë kohë nga Policia.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, në zbatim të urdhrave të kontrollit të lëshuar nga Gjykata Berat,  u ushtruan kontrolle banesash, ku në përfundim të kontrolleve  u proceduan penalisht 3 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe 1 shtetas për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” , konkretisht shtetasit:

-E. G., 29 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, (i dënuar më parë nga autoritetet britanike për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”), pasi në banesën e tij u gjetën 16.980 paund britanik, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

-V. H., 51 vjeçe, banuese në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë gjahu dhe fishekë të armës gjahut.

-R. G., 54 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë sportive dhe disa fishekë luftarak.

-V. (Q). K., banues në fshatin Magjat, Kuçovë,  pasi në banesë iu gjetën fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimkucove
Pas

Hetimet rrëzojnë dëshminë e autorit: Gjurmet u gjeten në çdo dhomë të shtëpisë, për ta pastruar ndërhynë disa persona

Para

“Teatri i Kukullave”, Rama ironizon opozitën

Para
“Teatri i Kukullave”, Rama ironizon opozitën

“Teatri i Kukullave”, Rama ironizon opozitën

 



Të Fundit

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë, burg pa afat për ukrainasin

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar, SPAK përpjekje që procedimin penal ta shndërrojë në gjyq publik

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.