Fax Web informon se mëngjesin e sotëm, Policia e Shkodrës ka goditur një grup të dyshuar kriminal për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit.
Një grup prej 5-6 personash kanë shmangur postbllokun e policisë në rrugën Shkodër-Dukagjin. Ata janë futur tek ura e Mesit dhe më pas janë drejtuar për në rrugën malore të Shllakut, pjesë e bashkisë Vau Dejës.
Automjtetet bashkë me materialet për kultivim kanë mbërritur në fshatin Drisht të Postribës duke shmangur kështu kontrollin policor. Përmes urës së telit kanë menduar që ngarkesën që ju duhej për të nisur kultivimin ta kalonin me krahë fizikisht përmes urës së telit duke ecur në këmbë.
Por policia ka identifikuar autorët duke i detyruar të larguar në drejtim të paditur duke braktisur dy mjetet që kishin në fshatin Drisht të njësisë Postribë. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punojnë për kapjen e këtyre personave që dyshohen se do mbjellnin lëndën e njohur si hashash.
(E.L./Faxweb)