18:03 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kumbaro: Gati për “Fitur 2025”, Shqipëria turistike në panairin gjigant të turizmit global në Madrid

13:31 | 21/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kumbaro: Gati për “Fitur 2025”, Shqipëria turistike në panairin gjigant të turizmit global në Madrid

Bukuritë natyrore nga veriu në jug të Shqipërisë do të prezantohen gjatë dy ditëve në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” në Madrid. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale videon promovuese për pjesëmarrjen në këtë panair, që do të mbahet nga 22 deri në 26 janar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “jemi gati për “Fitur 2025”. Prezantojmë Shqipërinë turistike në panairin gjigant të turizmit global në Madrid, tashmë një traditë, por çdo herë me një imazh të ri, emocione e përvoja të reja që vendi ynë me natyrë të egër, por me shpirt mikpritës ofron”.

“Plazhe të bukura, maja madhështore, biodiversitet i pasur, sporte ujore e ferma idilike… prej kur dielli ngre kryet në alpe e deri kur perëndon në Adriatik, Shqipëria është plot ndjesi, shije e ngjyra dhe e tillë do të prezantohet para më shumë se 9000 ekspozuesve të këtij panairi, në takimet e nivelit të lartë dhe publikun pjesmarrës në Fitur 2025 që fillon ditën e nesërme”, tha Kumbaro.

Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve përmes shembullit të praktikave pozitive e të qëndrueshme në turizëm që promovojnë destinacone të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtërore.

Shqipëria mori pjesë edhe vitin e kaluar në panairin “Fitur” në Madrid, ku tërhoqi në stendën e saj mijëra vizitorë, të cilët treguan interes për të vizituar vendin tonë.

 

Pas

Protesta e 21 janarit me 4 viktima, Berisha: Kam kërkuar që atë natë hetimin ndërkombëtar! Përdorimi i kësaj ngjarjeje, kryekëput për qëllime politike

Para

Megaoperacioni ndërkombëtar “ICARO.AL”/ Shkatërrohet grupi i trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, në pranga 5 shqiptarë

Para
Megaoperacioni ndërkombëtar “ICARO.AL”/ Shkatërrohet grupi i trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, në pranga 5 shqiptarë

Megaoperacioni ndërkombëtar “ICARO.AL”/ Shkatërrohet grupi i trafikimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, në pranga 5 shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Mos bashkëpunoni me organizatën amerikanë të ndihmave”, Hamasi paralajmëron palestinezët: Do merren masa nëse përfshiheni

“Danimarka mbështet modelin shqiptar”, ministrja: S’mund t’i mbrojnë emigrantët më shumë se evropianët

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

Sulm me sëpatë në tren Mynih-Vjenë, 4 të plagosur

Deputetët e opozitës braktisin seancën plenare, ministri Balla: “Ora 5, ora e mirë për gjumë”

Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Durrës

Rikthehen arkeologët në Kalanë e Gjirokastrës, evidentohen dëshmi të shekujve IV-VI

Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, situata ende dinamike

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Nevaldo Hajdarajt, mbetet dënimi me 12 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.