Pavarësisht se në seancën e sotme në Komisionin e Edukimit ishte parashikuar që të jepte llogari lidhur me projektligjin për artin ministrja Mirela Kumbaro, krejt papritur në Komision ‘’mbiu’’ kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Pas tensioneve dhe debateve lidhur me paligjshmërinë e prezencës së Veliajt, ku nuk munguan as përplasjet fizike, kreu i bashkisë la sallën, me mendjen se e arriti atë që donte. Shkatërroi atë që do të ishte seanca për Teatrin, për artin dhe kulturën.
Ajo që të bën më së shumti përshtypje është sjellja e kumbaros, asnjë fjalë, duke besuar verbërisht retorikën e Veliajt, dhe pa u ngritur për asnjë çast në lartësinë që i kërkonte detyra. Ajo u largua menjëherë nga salla duke ndjekur nga pas kryebashkiakun Veliaj, tamam sit ë isgte një zëdhënëse e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Kumbaro shmang përgjegjësitë e saj përpara komisionit dhe jo vetëm. Edhe në dëgjesën që u realizua pak ditë më parë me artistet, Mirela Kumbaro nuk e ka hapur p[r asnjë çast gojën, duke ia lënë të gjithë skenën Veliajt. Me siguri kështu do e kenë udhëzuar nga lart, në të kundërt zor se justifikohet sjella e saj.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post