Gjirokastrës do t’i shtohet një treg për tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, një tjetër aset që nxit ekonominë dhe turizmin në këtë zonë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se ky treg do të ndërtohet falë fondit të qeverisë shqiptare për projektin e rivitalizimit të tregjeve tradicionale në 6 bashki, përmes një akti të ri normativ.
“Me një ofertë të pasur të produkteve bujqësore e blegtorale ky investim në Gjirokastër mbështet fermerët dhe garanton treg për ta, duke promovuar në të njëjtën kohë produktin vendas, atë lokal duke u kthyer edhe në një atraksion për zonën”, tha Kumbaro. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të 21 dhjetorit 2024 u miratua akti normativ për financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve ushqimore në Shkodër, Pukë, Vlorë, Durrës, Divjakë dhe Gjirokastër.
Qeveria shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbështesin rivitalizimin e tregjeve tradicionale, të cilat do të shërbejnë për garantimin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, rritjen e fuqisë negociuese të fermerëve në çmime, si dhe promovimin e produkteve bujqësore dhe turistike të zonës.