Disa qytete të Kosovës do të protestojnë ditën e sotme për lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Mësohet se protesta do të mbahet me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë”. Protesta do të zhvillohet në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe pritet të nisë në orën 11:55.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u arrestua pak ditë më parë nga autoritetet franceze bazuar në një fletë-arresti të Serbisë dhe vijon të mbahet në paraburgim. (XH.A/SHUPLAKA)