Banorët e Mëzezit kanë protestuar sërish kundër prishjes së fushës së sportit, pasi një firmë private ka nisur punimet për prishjen e saj dhe për ndërtimin e disa kalçetove private.
Ata thonë se kjo është një vjedhje e pastër e pronës publike që po bën Bashkia e Tiranës përmes një koncensionim që i është dhënë një firme private.
Ndërkohë protestës i janë bashkuar dhe këshilltarët e partisë Demokratike në bashkinë e Tiranës.
“Keshilltaret demokrate të Bashkise se Tiranes i bashkohen protestes se banoreve ne Mezez ne mbrojtje te fushes se vetme te sportit.
Bashkia e Tiranes kerkon t’ua jape pasurine publike “skifterave” te pushtetit.
Per ta bere sa me te lehte vjedhjen, Erion Veliaj ka blere mediat, qe nuk transmetojne asnje proteste kunder Veliajt!”- njofton PD.