Skënderbeu do të luajë në turin tjetër të Europa League përballë skuadrës çeke Mllada Boleslav e cila u kualifikua pasi eliminoi ekipin irlandez të Shemrok Rovers.
Mllada Boleslav fitoi 3-2 ndeshjen e parë në transfertë dhe 2-0 në ndeshjen e dytë në shtëpi falë dy golave të realizuar nga Mebrahtu dhe Shramosta.
Të njëjtët lojtarë shënuan edhe në ndeshjen e kthimit duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tyre.
Këta dy lojtarë do të jenë edhe rreziku kryesor për prapavijën e Skënderbeut, në përballjen e turit tjetër të aktivitetit.
Ndeshja e parë do të luhet në Çeki në datën 27 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në Shqipëri do të luhet në datën 3 gusht. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post