Bindja Demokratike është një ndër partit politike e cila u regjistrua sot zyrtarisht në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Regjistrimi i saj në Komision ka ngjallur jo pak debate, ku sipas kryetarit të KQZ janë kaluar të gjitha afatet e regjistrimit. Për të folur në lidhje me këtë çështje, atë se çfarë përfaqëson kjo parti politike, programin e saj si dhe pengesat që ka hasur për tu konkretizuar ka qenë i ftuar në studion e Fax News Fabian Topollaj, anëtar i bordit themelues të kësaj force politike.
Në lidhje me regjistrimin e Bindjes Demokratike në KQZ dhe se mbi çfarë argumentash, apo hapsirash ligjore është kryer ky regjistrim pas debateve të fundit me kreun e KQZ, Topollaj thotë se:
“Regjistrimi është kryer në bazë të të gjithë parashikimeve të kodit zgjedhor, Brenda të gjitha afateve. Kodi zgjedhor parashikon se çdo parti politike që duhet të regjistrohet në zgjedhje duhet që 70 ditë përpara datës së zgjedhje vet ë paraqesi një grup dokumentash, ku dokumenti kryesor për regjistrim është vërtetimi që partia është regjistruar në gjykatën e rrethit gjyqsor Tiranë. Vendim të cilin ne e kemi. Sepse përfaqësuesit politik të KQZ-së janë shqetësuar nga krijimi i bindjes këtë unë nuk e di.”
I pyetur se ku bazohet KQZ-ja për kundërshtime te bëra ndaj kësaj partie politike Topollaj shprehet se: “Arsyeja se pse Zguri e cilëson si një vendim të formës jo të prerë vendimin e Gjykatës është se ai përdor faktin se të gjitha vendimet janë të kontestueshme në një shkallë më të lartë sikurse është ajo e Apelit.
Ndërkohë që vendimet për partitë politike formalisht mund të ankimohen por thelbësisht nuk ankimohen asnjëherë sepse askush nuk është i legjitimuar që të vër në diskutim të drejtën e një grupi qytetarësh për tu organizuar në një në një parti politike.
Ajo që bën zoti Zguri është të nxjerr vetëm kleçka për të pengur një parti 3 ditore e cila është në fillimet e saj.Në fakt kjo nuk është gjë e re sepse Zguri përfaqëson aty konsensusin e dy partive të mëdha është produkt i tyre të cilat mesa duket janë kundër regjisrimit të partive të reja politike.”
Në lidhje me votimi e përfaqsuesve të PS-së pro regjistrimit të Bindjes Demokratike në zgjedhje dhe se cilat mund të kenë qenë arsyet, Topollai pëergjigjet se ndaj bindjes ata kanë vepruar sikurse edhe ndaj regjistrimit të 39 partive të tjera politike.
Për të hedhur më tepër dritë në ngjarjen e Kavajës në lidhje me deklaratën e mbajtur ndaj 4 personave të cilët janë në listën e firmave nismëtare për krijimin e partisë Bindja Demokratike, por që kundërshtojnë të kenë firmosur për një gjë të tillë, Topollaj për këtë thotë se duket hapur që është një çështje politike dhe se ndaj këtyre të fundit është bërë presion për të kundërshtuar faktin që kanë firmosur. Duke deklaruar se një çështje e tillë nuk do të lihet me kaq por se do të vijoj deri në gjykatë, për më tepër Topollaj shton se:
“Ajo çka ka ndodhur është se 4 punonjës të thjesht të ndërmarrjes së ujsjellës kanalizimeve të Kavajës kanë bërë një deklaratë që nuk kanë firmosur në formularët e partisë Bindja Demokratike. Këta janë 4 punonjës të zotit Marvi Shamataj, i cili është pushuar nga puna nga Bashkia e Tiranës pikërisht sepse edhe ai kishte firmosur krijimin e Bindjes.
Pra duket shumë qartë se njeriu i cili nuk i është nënshtruar presionit për të tërhequr firmën është pushuar nga puna. Ndërsa vartsit e tij mesa duket nën një presion të fort kanë bërë një deklarat formale për mosfirmosjen.
Ne do t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund. Ose ne kemi falsifikuar, çka përbën vepër penale ose këtyre individve iu bëhet presion e cila prap përbën vepër penale.
Unë e deklaroj që ne do t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund në gjykat. Do të kryejmë një kallzim penal. Kjo çështje ose është një mashtrim nga ne ose dikush nuk po i lejon njerëzit të ushtrojnë të drejtën e tyre.”
Në lidhje me anëtarët e Bindjes Demokratike, nëse ata ishin kritik të Partisë Demokratike Topollaj shprehet se: “Ne kemi vizione krejt të ndryshme se si duhet të bëhet politika me partinë demokratike, mirëpo anëtarët e Bindjes nuk janë vetëm persona të paknaqur të partive politike. Qëllimi ynë nuk është ky. Ne mendojmë se Bindja Demokratike ka lindur si një nevojë e kohës. Për demokratizimin e jetës publike, të gjithë jetës politike në vend. Për shkak se në vend është krijuar një sistem partitokracie dhe se pushteti formalisht është i popullit po në fakt kontrollohet nga 3 parti politike.”
Sipas Topollajit Bindja Demokratike është krijuar si një parti ndryshe e cila në qendër të saj ka qytetarët, dhe se është krijuar si një frymë ndryshe si kritik e qeverisë. Sipas antarit të bordit të Bindjes nuk ka qenë e vështirë krijimi i kësaj force politike apo mbledhja e firmave. Ai shprehet se ideja ishte e hershme mirëpo u vendos të krijohej tanimë, 2 vjet pas kritikave të shumta që i janë bërë PD-së. Megjithatë, pavarësisht se Bindja Demokratike është krijuar si një forcë opozitare, sikurse Topollaj shprehet, kritikët më të mëdhenj të kësaj kanë qenë Partia Demokratike.
“Bindja demokratike është krijuar për të rrëzuar këtë sistem partitokracie. Ajo është një parti e shqiptarve. Në këtë vend gjithçka finalizohet me krerët e partive pra ata kyryejnë vendimarrjen mirëpo ne jemi këtu që kjo të ndryshoj.
Ne nuk jemi një parti, pra nuk u krijuam për të kundërshtuar Partinë Demokratike. Ne u krijuam me shumë si parti politike kritike e qeverisë, dhe ideja ishte për të rrëzuar qeverinë sa më shpejtë të ishte e mundur, por ka qenë Partia Demokratike ajo që na ka kritikuar dhe sulmuar më shumë ne.
Bindjen Demokratike e kanë pritur pozitivisht gjithë zërat racional në këtë vend, dhe zërat e saj kundërshtar janë vetëm partitë politike. Grumbullimi i firmave ka qenë i lehtë krijimi i partisë erdhi 2 vjetë pas kritikave ndaj PD-së. Në fakt idea për krijimin e partisë ka qenë aty por që është konkretizuar para pak kohësh. Bindja demokratike është e re si parti, ne nuk kemi shumë që jemi konkretizuar, por jemi një parti e cila synon t’ju vij në ndihmë gjithë shqiptarëve.”
I pyetur për programin e saj politik se çfarë synon kjo forcë politike Topollaj shprehte se: “Ka disa element që ne i kemi përmendur, megjithatë kur të fillojë fushata elektorale ne do ta shpalosim programin tonë rrënjësisht. Po ashtu Bindja do të ketë kandidatë politik në të gjithë vendin. Kandidatët e bindjes nuk duhet të jenë të djarthtë apo të majtë ose të pavarur ata mjafton të jenë njerëz me intergritet.”