Një 47 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për rezistencë dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor. Siç njofton policia, shtetasi i identifikuar si Dorian Saliaj banues në Vlorë, gjatë kontrollit të policisë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Njoftimi i policisë
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
Dorian Saliaj, 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në Vlorë pasi ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së qarkullimit rrugorë, duke i penguar ata që të ushtrojnë detyrën. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” neni 236/2 i Kodit Penal.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post