Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pas një konflikti që ka pasur në një lokal në lagjen numër 12 të qytetit. SH.M ka kundërshtuar dhe ka goditur në mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë, edhe gjatë shoqërimit për në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Ky shtetas, pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë.