Një 28 vjeçar është arrestuar pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë në Mallakastër.
Shtetati M.H, banues në Fratar, ka kundërshtuar me dhunë punonjësinë policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
Njoftimi zyrtar:
Kundërshton me dhunë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.H, 28 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qëndër të fshatit Fratar, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.