Një 34-vjeçar nga Elbasani është arrestuar mesditën e kësaj të marte, ndërsa dy të tjerë një 45 vjeç dhe tjetri 39 vjeç, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia bën me dije se këta persona kanë kundërshtuar kontrollin fizik nga efektivët, si edhe atë në automjetin me të cilin qarkullonin.
Nga kontrollet e realizuara, 34-vjeçarit të iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e dyshuar kanabisi.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Sh., 45 vjeç dhe E. D., 39 vjeç. Të 3 këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollove fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonin. Nga kontrollet, shtetasit të arrestuar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.