Tre persona janë arrestuar pas një operacioni të zhvilluar dy ditë më parë kundër shpërndarjes së drogës në plazhin e Delisufit. Mësohet se në pranga kanë rënë Ildjan Dodaj, Mohammed Bennanna dhe Mateo Masini të cilët kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.
Gjithashtu raportohet se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi:
Vihen në pranga 3 shtetas që kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, dy ditë më parë, në plazhin e Delisufit. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u bë i mundur ndalimi i këtyre shtetasve, të cilët kundërshtuan me forcë punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës, në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, konkretisht:
Ildjan Dodaj, Mohammed Bennanna dhe Mateo Masini,
Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, konkretisht:
– A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali;
– S. P., lindur dhe banues në Sarandë;
– A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.
Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.