Dy persona kanë rënë nën prangat e policisë së Elbasanit, pasi u konfliktuan fizikisht me efektivët.
Mësohet se dy të arrestuarit janë 24-vjeçari, Adi Hoxholli, dhe 37- vjeçari Albert Zeneli, i pari banues në Elbasan ndërsa i dyti në Librazhd.
24-vjeçari dyshohet të ketë kundërshtuar me forcë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan, ndërsa 37-vjeçari në gjendje të dehur në ambientet e Komisariatit të Policisë Librazhd, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë së rendit publik.
Forcat policore bëjnë me dije se edhe tre persona të tjerë po procedohen në gjendje të lirë për të njëjtat akuza. Personat me iniciale A.T, 24 vjeç , E.T, 26 vjeç A.N, 28 vjeç, janë të tre banues në Elbasan. (D.D/Shuplaka)