Pjesën më të madhe të fjalimit të tij Rama ia ka kushtuar mungesës së Kosovës, e cila prerazi refuzoi pjesëmarrjen në takimin e ‘Shengenit Ballkanik’.
Mjaft i pezmatuar nga reagimi në rrjet sociale kundër tij për organizimin në Tiranë të këtij samiti, kryeministri Rama ndonëse u përpoq të ngrinte tonet e optimizmit mbi përfitimet domethënëse nga marrëveshjet që pritet të firmosen, sërish nuk ka mundur të shmangë Kosovën dhe goditjet e tij ndaj shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.
Duke ftuar që të hapen ‘të gjithë kufinjtë’, Rama kësaj here ka hedhur poshtë dhe refuzuar me artikulim të qartë se kufijtë me Kosovën do të jenë aty ku janë tashmë duke iu rikthyer dhe një herë tezës së ‘Shqipërisë së Madhe’ e cila sipas tij është një levë që përdoret gjithmonë nga 2 anët e kufinjve shqiptarë për përfitime politike.
“Kufiri me Kosovën nuk hapet jo se çohen në Beograd, por në Bruksel dhe Washington. Ne po themi që të hapen të gjithë kufinjtë dhe po themi nëse do të ketë një kusht të vendosur nga Serbia, po nuk ka asnjë kusht. Nëse biem dakord për të bërë liberalizim në çdo aspekt atëherë çfarë do të ndodhë me Kosovën.
Më vjen shumë keq përsa i përket deklaratave, janë të gjitha për politikë dhe i çon në një rrugë qorre.
Nëse Kosova ka nevojë për integrim, perspektivë kjo është rruga jo filozofitë meomarksiste“, u shpreh ai duke shigjetuar me këtë rast dhe Albin Kurtin bashkë me gjithë klasën politike në Kosovë.
Duhet shtuar se nga personalitete të të gjitha fushave në Kosovë, lëvizja e fundit e Ramës është konsideruar si një thikë pas shpine duke përmendur viktimat e genocidit serb në Kosovë.