Brazili ka mposhtur 3-1 Perunë duke u shpallur fituesi i Kupës së Amerikës të vitit 2019, por ndeshja nuk është mbyllur pa polemika.
Ishte Everton ai që zhbllokoi rezultatin pas çerek ore lojë, përpara se Guerrero të barazonte pas një penalltie të shkaktuar nga Thiago Silva.
Megjithatë, brazilianët kanë rimarrë avantazhin brenda pak minutave përpara se të përfundonte pjesa e parë me golin e Gabriel Jesus, një nga lojtarët më të mirë në fushë deri në momentin që doli me karton të kuq pas një bërryli ndaj kundërshtarit.
Peruja u mundua të shfrytëzonte superioritetin numerik, por një penallti e dyshimtë në fund të takimit i ka siguruar fitoren Brazilit teksa ishte Richarlison ai që ka shënuar nga pika e bardhë.
Brazili triumfon një turne me polemika të mëdha që për më tepër organizohej në vendin e tyre.