Juventusi fiton raundin e parë gjysmëfinal për Kupën e Italisë përballë Napolit. Bardhezinjtë triumfuan 3-1 në shtëpi duke hedhur një hap të madh më tej drejt finales së muajit maji.
Skuadra e Alegrit në “Juventus Stadium” e pa veten poshtë në minutën e 36-të kur Hoze Kajehon mposhti Neton duke përmbyllur një aksion interesant. Përgjigja e të zotëve të shtëpisë erdhi menjëherë pas pushimit në minutën 47’, me Paulo Dibalën që barazoi shifrat me një penallti të dyshimtë të fituar po vetë.
“Ish”-i Gonzalo Higuain në të 64-n ndëshkoi napolitanët duke i dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”, ndërsa pesë minuta më pas sërish Dibala vulosi rezultatin me një tjetër penallti.
Përveç kundërshtisë për penalltinë e Dibalas, Napoli protestoi edhe për një të tillë të padhënë ndaj Albiolit.
Finalisti tjetër do të dalë nga ndeshja e nesërme mes Lacios dhe Romës, ndërsa duelet e kthimit janë programuar të luhen më 5 prill, ora 17:00. (M.D/ Shuplaka)