Gjermania hyri sot në histori duke fituar për herë të parë Kupën e Konfederatave. Pas fitores historike, janë shpallur edhe lojtari, portiere dhe glashënuesi më i mirë në Kupën e Konfederatave.
FITUESIT:
-Topi i Artë (Lojtari më i mirë): Julian Draxler
-Dorëza e Artë (Portieri më i mirë): Claudio Bravo
-Këpuca e Artë (Golashënuesi më i mirë): Timo Werner
NDESHJA
Ndeshja mes dy skuadrave finaliste u mbyll me rezultatin 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lars Stindl i skuadrës së Joakim Loë. Stindl i kaloi gjermanët në avantazh, që në minutën e 20-të të pjesës së pare. Kjo pas një gabimi në mbrojtje nga ana e Kilit.
Më pas nisi një përballje shumë e fortë mes të dyja skuadrave, por asnjëra nuk arriti të shënonte në portë. Kjo është hera e parë që gjermania hyn në historinë e fituesve të kësaj kupe.
Megjithatë, deri më tani, ky trofe nuk ka rezultuar fatsjellës për skuadrat që e kanë fituar në Kupën e Botës. Por Gjermania është një skuadër e cila mund edhe ta thyejë këtë mit. (D.D/Shuplaka)