Gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të mbajtur në Tiranë, bashkëshortja e kryeministrin, Linda Rama ndau përvojën e saj personale dhe profesionale, duke folur hapur për sfidat që ka hasur për shkak të rolit të saj publik si bashkëshortja e kreut të qeverisë.
Ajo theksoi se është përballur shpesh me skepticizëm dhe paragjykime, që e kanë “përndjekur” pikërisht për shkak të statusit të saj publik. Ajo tha se është përpjekur me këmbëngulje të ruajë një identitet të qartë profesional dhe personal, pavarësisht vështirësive.
Linda Rama rrëfeu gjithashtu se, pavarësisht rolit publik, vazhdon të përmbushë detyrimet e saj familjare pa ndihmë të jashtme.
Linda Rama ka folur gjithashtu për rininë dhe nevojën që të përfshihen më shumë në jetën publike.
Ne ende nuk jemi të aftë të njohim rininë në mënyrën si është. Ky është problemi ynë. Media e skenat publike janë të mbushur me njerëz të moshës së mesme ose më të mëdhenj. Të rinj sheh pak”, tha ajo.