Kombëtarja Shpresa nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 me Irlandën e Veriut në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stermasi”. Takim ishte i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian të të rinjve.
Pvarësisht lojës së mirë të zhvilluar në pjesën e dyë dhe golit të shënuar në minutën e 83-të nga Ramadani, një gol mjaft i bukur nga jashtë zone, si pasojë e një gabimi në mbrojtje irlandezët kanë barzuar rezultatin shumë shpejt, në minutën e 89-të me anë të lojtarit Levi, atëherë kur u duk se kuqezinjtë kishin arritur suksesin e madh.
Një fitore ditën e sotme do t’i rriste shpresat për kualifikim, por duket se minutat e fundit janë një problem edhe për Kombëtaren U21.
Në ndeshjen e parë mes këtyre 2 skuadrave të zhvilluar në Irlandë, Shqipëria u mposht me rezultatin 1-0. Zbehen ëndërrat për kualifikim.
(B.H/Faxweb)