Partia Demokratike ka përkujtuar sot 26-vjetorin e krijimit të saj, si forca e parë antikomuniste dhe pro perëndimore në Shqipëri pas afro 5 dekadave diktaturë.
Në ditëlindjen e kësaj partie, publikohet një foto e rrallë e 26 viteve më parë, kur Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko këndonin himnin kombëtar.
Dy prej themeluesve të partisë demokratike, Hajdari dhe Pashko që sot nuk jetojnë më, ishin pjesë e lëvizjes së solli për herë të parë demokracinë në Shqipërinë.
Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha, i kujtoi sot këto dy figura të njohura në historinë e demokratëve, si ata që sollën lirinë në vend.