Tetë fëmijë nga lagjja Kodra e Kukësit në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit rrezikojnë çdo ditë jetën teksa nisen për në shkollë për t’u arsimuar. Famijët e vegjël nga kopshti deri në klasën e pestë u duhet të sfidojnë kushtet atmosferike për të shkuar në shkollë, ndërsa shpesh shkojnë me makinat e rastit nëse ato ndalojnë.
“Dimrit ka raste që rrimë në shtëpi, ka dy orë rrugë, kur është shi mungojmë ndonjëherë, nuk ka mjet transporti për të na dërguar dhe kthyer në shtëpi, e kemi 2 orë në këmbë”, thanë fëmijët për Fax News.
Ndodhndonjëherë që ata i marrin linjat e rastittë transportit rural ndërkohë që pas mësimit janë mësuesit ata që përpiqen t’i ndihmojnë për t’u kthyer në banese.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post