Florentino Pérez është i dëshpëruar sepse nuk ka gjetur një zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos. Real Madridi ka mbetur pa yllin dhe presidenti, nw më pak se dy javë para mbylljes së transferimeve ende nuk ka gjetur një zgjidhje.
Tani ai është i gatshëm të bëjë një ofertë të pabesueshme: 300 milionë euro për Neymar. Por nëse PSG e shet futbollistin, UEFA duhet t’u japë atyre një dënim të rëndë.
Marca ka mësuar se zyrtarët e UEFA’s kanë kontraktuar dy auditor të pavarur për të vlerësuar kontratat e sponsorizmimeve që janë paraqitur nga klubi francez të cilat janë dy apo tri herë më të mëdha se sa fitojnë klubet e tjera.
Pagesat janë bërë nga banka e Katarit po shqyrtohen gjithashtu sepse analistët e konsultuar nga MARCA besojnë që ata janë pjesë e këtij sponsorizimi të fshehtë që është duke ju nënshtruar një ekzaminimit të plot nga kompanitë e auditimit.
Vendimi i komunitetit të UEFA’s pritet të merret në ditët e fundit të gushtit.
Megjithatë, tani për tani nuk do të ketë lëvizje pasi që zyrtarët e Los Blancos po ndjekin për së afërmi rastin e PSG-së.
Këta të fundit janë nën hetime prej UEFA-s rreth shkeljes së rregullës “Fair Play Financiar” dhe në rast të vërtetimit të një gjëje të tillë, do të sanksionohen dhe do të detyrohen të shesin lojtarë.
Madridi është duke shpresuar që UEFA ta dënojë PSG-në për shkeljen e rregullave të Fair-play financiar, ku pastaj klubi francez do të ishte i detyruar për ta shitur Neymarin.
Gjithashtu raportohet se mbretërit mund të transferojnë Robert Lewaondowskin (Bayer Munich) si dhe Timo Werner (Leipzig). (B.H/Faxweb)