1 Qershori ka kthyer pas në kohë vipat shqiptarë, të cilët në Festën e Fëmijës i kanë prezantuar publikut vetveten por në një tjetër moshë, atëherë kur ishin fëmijë, kur lodronin, e buzëqeshnin duke iu gëzuar jetës.
Të mbërthyer nga e shkuara e cila i ka bërë nostalgjikë, Ardit Gjebrea, Aurela Gaçe, Vesa Luma, Erion Braçe, na prezantojnë veten e tyre kur ishin vogëlushë e të lumtur.
“Të gjthë kemi qënë fëmijë. Gëzuar 1 Qershorin!”, shprehet këngëtari dhe moderatori Gjebrea përbri fotos ku shfaqet i qeshur, “Keshtu vazhdoj te qendroj brenda vetes. Gezuar 1 Qershorin femije”, shkruan këngëtarja Aurela Gaçe. Vesa Luma, nëna e Lian bukuroshit shkruan: “Vesa vogel. Gezuar 1 qershorin te gjithe engjujve te kesaj bote! Ju na beni boten dhe jeten te bukur”. Ndërsa Erjon Braçe shprehet “Bardh e Zi. Që atehere. #1Qershor”.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2002″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]